Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të kënaqur me punën që po bën Jose Mourinho
E ardhmja e trajnerit portugez, Jose Mourinho është e lidhur me Manchester Unitedin, sepse drejtuesit e klubit besojnë në të.
Sipas The Sun, Jose Mourinho është shumë afër që të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbaj atë në United deri në vitin 2022.
Mourinho për pesë vite do të përfitojë 72 milionë euro, apo nga 14.5 milionë euro në sezon.
Portugezi verën e kaluar e mori drejtimin e Unitedit, ku në vitin e parë e dërgoi skuadrën në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon po e kryeson kampionatin së bashku me Manchester Cityn. /Express/