Aktuale

Konjufca: PAN për të blerë kohë po shpikin mbledhje konultative

Takimin e sotëm konsultativ, shefi i grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka quajtur tryezë politike për të cilën nuk ka të drejt ta thërret Adem Mikullovci. Krejt kjo tryezë, sipas tij, është tentimi i PAN-it për të blerë kohë derisa t’i përmbyllë pazaret e tyre të cilat i ka filluar me deputetët veç e veç.

Ai tha se Vetëvendosje nuk mori pjesë në këtë takim sepse mendon se këto takime janë të panevojshme.

“Kjo nuk është në rregull se kjo është në funksion të qëllimeve të PAN për të blerë kohë derisa t’i përmbyllin pazaret e tyre, qoftë me Teuta Rugoven, qoftë më tjerët. Si kanë numrat dhe po shpikin mbledhje konsultative që nuk janë as në kompetencë të kryesuesit të Kuvendit. Interesi i Kosovës është që PAN ta propozoj kandidatin. Ata nuk po e bëjnë këtë gjë sepse nuk i kanë votat për Kadri Veselin, ne nuk pajtohemi fare që të ketë mbledhje politike. Nëse PDK nuk heq dorë nga Veseli, atëherë i ftoj që ta qesin në votim Veselin. I ftoj që nesër të vijnë dhe ta hedhin në votim emrin e këtij njeriu që qenka kaq i rëndësishëm”, tha ai.

Ymeri ka komentuar edhe deklaratat e Hotit për Vetëvendosjen kanë qenë të pamatura.

“Kjo është bërë me qëllim sepse ai është aq i mençur sa për ta kuptuar se krahasimi i VV me PDK nuk i kontribuon bashkëpunimit tonë në të ardhmen. Ka qenë deklaratë naive dhe dëmton bashkëpunimin që ka filluar mes LDK dhe VV”, tha ai.

Përndryshe, Avdullah Hoti i LDK-së, dje qeveria nuk mund të udhëhiqet nga njerëzit që i kanë kapur institucionet por as nga njerëzit që i kanë sulmuar institucionet./KosovaPress/

the authorE B