Deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se koalicioni PAN është mirë ta ndërrojë kandidatin sepse përderisa ata nuk e ndërrojnë kandidatin Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
“Nëse PAN barrikadohet rreth figurës së Veselit, ata duhet ta marrin përgjegjësinë pse s’po themelohen institucionet dhe pse një shtet i tërë ka mbetur peng i një emri që quhet Kadri Veseli. Unë propozoj që të mos humbim kohë. Qëndrimi i VV-së është që nesër të thirret seanca e radhës dhe koalicioni PAN të jetë i përgjegjshëm dhe ta propozojë një kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit”, tha Konjufca./KosovaPress/