Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se Fusnota ishte një marrëveshje shumë e dëmshme dhe e gabueshme e kësaj qeverie e nënshkruar mandatin ne kaluar.
Ai vlerëson se heqja e fusnotës nuk do të ndodh kurrë dhe se është Serbia ajo që do të vendos nëse do të ndodh diçka e tillë.
“Ne nëse kemi thënë që është gabim fusnota nuk dmth që tash duhet të pajtohemi me qeverinë. Në jemi deputet të përgjegjshëm nëse syniojmë ti rregullojmë gabimet e qeverisë
Por kjo ishte një zgjidhje vështirë se mund ta ndryshojmë pasi ndryshimi i saj do të varej krejtësisht nga Serbia. Sado që tash Kosova mund të mos pajtohet me fusnotën ne ja kemi lidh duart vetës me këtë fusnotë sepse pa dashtë Serbia fusnota nuk do të mund të hiqet e as ndryshojë kurrë:, tha Konjufca në seancën e Kuvendit./Express.





















