Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, iu kundërpërgjigj deklaratave të Dardan Molliqajt në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Konjufca tha se LVV është që kur të bëhen numrat me rrëzu qeverinë por se nuk e di se a është PSD-ja e gatshme ta mbështesë.
Sa i përket Listës Serbe, sipas Konjufcës, ky subjekt është “krijesë e Beogradit dhe nuk dallon prej politikave të Aleksandër Vuçiqit”.
“Këtë mësim Dardan e ke mësu në LVV”, iu drejtua ai Glauk Konjufcës.
“Kush është kush në koalicion me PDK, 30 min pasi ke thanë që VV është në koalicion me PDK në këtë Kuvend e shkelët të drejtën e LVV për nënkryetar. I bëtë bashkë votat me ndihmën e mazhorancës që dolën në krah tuajin. Këta ta mundësuan me mbajt pozitën që i takon LVV. Nuk e di tash kush me kënd është në pushtet”, tha ai.
Sa i përket Shpend Ahmetit, Konjufca tha se do të monitorohet njëjtë si kryetarët e subjekteve tjera duke thënë se ai më nuk është më anëtar i VV-së.
“Ai duhet me u kontrollu dhe monitoru si një kryetar i PDK, LDK, AAK. Shpendi nuk ka më asnjë obligim ndaj programit të VV që më herët kish qef me dalë m’i mbledhë votat”, tha Konjufca duke u zotuar se do ta trajtojmë në mënyrë kritike.
Ai iu drejtua Molliqajt se nuk mund të flas për VV-në në mënyrë parimore pasi, sipas Konjufcës, Molliqaj dëshiron ta shkatërrojë VV-në.
“Ti po takon aktivistë të VV me kriju PSD-në, a ke taku aktivistë të PDK-së?”, pyeti Konjufca.