Një person është arrestuar në Graçanicë pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 6828.9 gramë.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mbreti Llazar”, në ora 15.00, njofton të shtunën Policia e Kosovës.
Po ashtu, policia ka bërë një kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar, ku janë gjetur edhe 359.9 gramë e substancës narkotike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.





















