Aktuale

Konfiskohet një revole në Skënderaj

Sot rreth orës 00:30, derisa ishin duke patrulluar njësia patrulluese në fshatin Klinë e Mesme-Skenderaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku janë dëgjuar të shtënat dhe kanë takuar personin A.A., 29 vjeçar, i cili edhe e ka pranuar që pasi kanë pasur aheng familjar, në shenjë gëzimi ka shtënë me revole me gaz.

Nga policia si prove materiale është konfiskuar revolja me gaz e llojit EKOL-ARAS Magnum, nr. serik EA-1370846 dhe një karikator pa fishek.

Po ashtu është arrestuar i dyshuari A.A., 29 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në Pronësi, Kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

the authorE B