Aktuale

Konfiskohen armë pa leje në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë në kuadër të masave të shtuara të sigurisë në sezonin veror e me qëllim të ruajtjes së rendit në shërbim të qytetarëve dje në dy raste ka konfiskuar armë dhe municion.

Siç thuhet në komunikatë në një rast të dhunës familjare policia merr informacion se i dyshuari posedonte armë pa leje dhe me këtë rast konfiskon dy armë automatike dhe 49 copë municion.

Në një rast tjetër policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,,Skënderbeu” në Gjakovë. Menjëherë patrullat kanë identifikuar automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit në bagazh i janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, dy armë zjarri të shkurtra dhe 54 copë municion.

Në këto dy raste policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe ndaj tyre po vazhdon procedura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

the authorE B