Me datën 18.06.2017 është zbatuar urdhëresa e GJPP me ç’rast janë konfiskuar 6 pushkë automatike AK/47, ndërsa gjatë hetimit të rastit me datën 27.06.2017 janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj , tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar 8 pushkë automatike AK/47 dhe një armë antitank, transmeton Indeksonline.
Kurse me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 15 pushkë automatike AK/47, një antitank, 120 fishekë, një pushkë ajrore, dy automjete dhe 63000€ para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/