Sport

Konfirmohet se kur Pogba do të nënshkruaj me Unitedin (Foto)

Paul Pogba brenda 48 orësh do të jetë futbollist i ri i Manchester Unitedit

Manchester United dhe Juventus janë në fazën finale të bisedimeve për transferimin e mesfushorit Paul Pogba.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio ka shkruar se brenda 48 orëve do të zyrtarizohet Pogba si lojtar i ri i Manchster Unitedit.

“brenda 48 orëve Juventus dhe Manchester United do të mbyllin marrëveshjen për Pogban. Bisedimet po vazhdojnë në mes të klubeve”, shkruan Di Marzio.

Pogba, Juventusit pritet t’i kushtojë 125 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Express/