Sport

Konfirmohet sa do të mungojë Morata

Alvaro Morata është lënduar në ndeshjen e fundit me Manchester Cityn, pasi ka zgjatur muskulin e këmbës

Sulmuesi spanjoll do të mungojë për të paktën një muaj e gjysmë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, shkruan The Guardian.

Morata ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë, duke humbur kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Ai përveç që do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares spanjolle, Morata nuk do të luaj as në dy ndeshjet ndaj Romës në Ligën e Kampionëve dhe disa ndeshje në Premierligë. /Express/