ShowBiz

Konfirmohet: Mimoza dhe Seldi në prag të martesës

Më në fund e kanë pranuar. Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë në lidhje dashurie.

Nëpërmjet Facebookut, menaxheri i Seldit ka uruar çiftin e ri të estradës. Ai madje i ka uruar për një martesë të shpejtë. Ndoshta çifti po planifikon një gjë të tillë?

“Gëzuar miqtë e mi, Mimoza dhe Seldi, qofshi me fat e me mbarësi. Ju pafsha sa më shpejtë qift bashkëshortor me fëmije të bukur e të dashur e të shëndoshë. Ju do Avni Selimi”, shkruan ai në Facebook.

Për lidhjen në mes të këngëtarëve ishte folur edhe më parë, por dyshja nuk kishin pranuar.

Fillimisht ata ishin parë bashkë derisa kaluan pushimet në bregdetin shqiptar.

the authorE B