Neto do të largohet nga Juventus për t’u transferuar në Valencia.
Portieri brazilian, Neto përfundimisht do të largohet nga Juevntus, për të kaluar te skuadra spanjolle, valenca.
Lojtari nesër do të udhëtojë për Spanjë, ku do të kryej testet mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare.
Sky Italia shkruan se për shërbimet e brazilianit skuadra spanjolle do të paguajë vetëm 7 milionë euro.
Në sezonin e fundit Neto kishte luajtur vetëm 11 ndeshje, duke qenë vazhdimisht zëvendësues i portierit Gianluigi Buffon. /Express/