Gjyqtari italian Gianluca Rocchi do ta gjykojë finalen e Europa Ligës mes Chelseat dhe Arsenal më 29 maj.
Rocchi është një nga gjyqtarët më me eksperiencë në Evropë, derisa ka marrë leje nga FIFA që nga viti 2008.
45-vjeçari ka gjykuar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, transmeton lajmi.net.
Ai ka qenë edhe gjyqtari i katërt në dy finalet e Europa Ligës (2010 dhe 2017).
Rocchi gjithashtu ishte gjyqtar kryesor në Superkupën e Evropës mes Manchester United dhe Real Madrid, dy vite më pare.
Italiani do të asistohet nga Filippo Meli, Lorenzo Manganelli, Daniele Orsato, Massimiliano Irrati dhe Marco Guida, ndërsa në dhomë e VAR-it do jenë dyshja polake Szymon Marciniak dhe Pawel Sokolnicki. /Lajmi.net/