UEFA ka konfirmuar kandidaturat e Gjermanisë dhe Turqisë për organizimin e “Euro 2024” në futboll, ndërkohë që vendi organizator do të zgjidhet në shtator të 2018.
“Ne kemi dy kandidatura shumë solide dhe komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka një vendim të vështirë për të marrë”, deklaroi Theodore Theodoridis, sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.
Tashme kandidate për organizimin e edicionit 2020, Turqia është përqendruar tek 2024.
Në fund të shkurtit, katër vende nordike (Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia), kishin paraqitur një kandidaturë të përbashkët, por që është tërhequr.