Mbi 300 liderë të bizneseve dhe IT profesionistë sot dhe nesër në Shkup do të marrin pjesë në konferencën “Microsoft Vision: Reloaded” që e organizon Majkrosoft Maqedonia.
Konferencën, siç është paralajmëruar, do ta hapë Majkëll Kogeler, drejtor i përgjithshëm i Multicountry rajonit në Majkrosoft, i cili përfshin 15 vende nga Evropa Lindore dhe Qendrore. Midis folësve kryesorë të konferencës do të jenë edhe Petar Ivanov, drejtor i përgjithshëm i Majkrosoft për Maqedoni, Bullgari dhe Kosovë, Lupço Georgiev, drejtor i Majkrosoft Maqedoni dhe Kosovë, si dhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli.
Majkrosoft Maqedoni në bashkëpunim me Certiadria do të sigurojë edhe vauçerë falas për 30 kandidatë të punësuar në administratën publike që të mund në vendin e ngjarjes ta kalojnë provimin Microsoft Office Specialist.