ShowBiz

Koncerti humanitar i Arianës, përlot Bebe Rexhën (Foto)

Pavarësisht sulmit që ndodhi të shtunën në Londër ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë, Ariana Grande mbajti premtimin për koncertin e saj.

Shfaqja e Ariana Grande’s One Love Manchester solli “muzikë, dashuri dhe pozitivitet” tek një turmë prej 50,000 tifozësh në Emirates Old Trafford, thanë artistët, transmeton Gazeta Express.

Yjet që realizuan në koncertin e madh për mbledhjen e fondeve kanë qenë duke ndarë krenarinë e tyre në suksesin e ngjarjes në Twitter.

Ndërkohë, për koncertin e mbrëmshëm të Arianës ka shkruar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.

Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të Arianës ku edhe ka lënë një mbishkrim ku shprehet tejet e emocionuar.

Bebe ka thënë se ajo që ka bërë mbrëmë Ariana ishte shumë e bukur saqë ka qarë gjithë kohën.

“Ajo që bëre mbrëmë ishte shumë e bukur. Kam qarë gjatë gjithë kohës. Për ty kam respektin maksimal. Fuqia e dashurisë dhe muzikës janë magjike. Zoti të bekoftë Ariana Grande, ty dhe gjithë viktimat dhe familjarët e tyre. Dashuria gjithmonë fiton”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë se Bebe ishte solidarizuar me të gjithë viktimat të cilët humbën jetën pas sulmit të 22 majit në koncertin në Manchester Arena, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe 116 të plagosur./Gazeta Express/

the authorE B