Aktuale

Komuna e Drenasit mbulon shpenzimet e varrimit të qytetarëve

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar t’i ofrojë shpenzimet e shërbimeve të varrimit.

Ky projekt do të realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Drenas, ndërsa do të menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, transmeton Klan Kosova.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të cilët kanë raste vdekje të lajmerohën në Bashkësinë Islame në Drenas për të marrë shërbimin e varrimit.

Sipas paramasës dhe parallogarisë, i gjithë shërbimi i varrimit për një të vdekur, kushton 170 euro, shpenzime këto të cilat i mbulon të gjitha Komuna.

the authorE B