Aktuale

Kompletohet Gjykata Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka dhënë fund “paralizimit” të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ishte jofunksionale që nga 15 qershori i këtij viti. Me zgjedhjen e Remzije Istrefi-Pecit, të Nexhmi Rexhepit dhe të Safet Hoxhajt si gjyqtarë gjykatës i është rikthyer funksionaliteti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre të enjten e kësaj jave, ka vazhduar dje punën e saj, ndonëse në këtë seancë ende pa filluar mirë punën u shfaqën mospajtime midis deputetëve të pozitës e të opozitës në lidhje me përparësinë e trajtimit të pikëve të rendit të ditës. Ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo e cila kërkoi që pikë e parë e rendit të ditës të hyjë propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për të mos e vonuar tutje këtë proces. Mirëpo kjo kërkesë e PDK-së nuk është përkrahur nga opozita e vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, të cilët e panë si manipulim këtë proces.

Në anën tjetër Partia Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma e përkrahën futjen e propozimit të gjyqtarëve të Kushtetueses si pikë të parë në rend dite. Në tentativë të dytë pozita e vendit arriti t’i sigurojë votat e nevojshme që ky mocion i kërkuar nga PDK-ja të kalojë

the authorE B