Aktuale

Komisioni mblidhet edhe një herë për demarkacionin – “Sot dihet kush është tradhëtar e kush jo”

Pas procedimit në Kuvend të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka thirrur një mbledhje për shqyrtimin e këtij projektligji.Sipas një njoftimi zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja është planifikuar të mbahet nga ora 13:00.

E organizimi i kësaj mbledhje ka ngjallur reagimin e anëtarit të VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi i cili ka thënë se sot do të dihet kush nga anëtarët e këtij komisioni është “tradhëtar” siç është shprehur ai.

“Sot do të merret vesh shumë shpejtë kush është e kush nuk është bashkëpunëtor në tradhëtinë e Thaçit ndaj Kosovës, në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.Ata që e votojnë këtë projektligj, ose ata që qëndrojnë me qëllim në mbledhje për ta mundësuar kuorumin e kësaj mbledhjeje që ka nevojë për prezencën e së paku 6 anëtarëve të Komisionit, ata janë pa mëdyshje bashkëpunëtorë në këtë tradhëti ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar.”, ka thënë Abazi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, Komisoni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës është i përbërë nga:

1. Vjosa Osmani (LDK), Kryetare
2. Time Kadrijaj (AAK), Zëvendëskryetare e Parë
3. Danush Ademi (6+), Zëvendëskryetar i Dytë
4. Aida Dërguti (LVV)
5. Visar Ymeri (LVV)
6. Dugagjin Gorani (LVV)
7. Doruntinë Maloku Kastrati (LDK)
8. Elmi Reçica (PDK)
9. Evgjeni Thaçi-Dragusha (PDK)
10. Srdjan Mitrovic (Lista Srpska)
11. Zafir Berisha (NISMA)

Edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka ftuar mbledhjen e saj nga ora 16:00 ku për pikë të vetme të rendit të dites ka kërkesën e qeverisë për seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten 80 vota të deputetëve./Gazeta Blic/

the authorE B