Aktuale

Komisioni iu përgjigjet debutuesve

Anëtarët e komisionit shtetëror kanë filluar t’i japin përgjigje panelistëve në debatin me Malin e Zi. Enver Hasani ka deklaruar se gjasat janë 100 pwrqind të saktë që nuk ka pësuar ndryshime të kufirit nga 46 e deri më sot.

Ai tha se kriteri katastral është fillestar, pastaj kufijtë komunal dhe kufijtë administrativ.

Kurse, Besim Kajtazi tha se komisioni nuk ka qenë ad hoc por ka qenë i përhershëm, pasi këtë të drejt ia ka dhënë Kuvendi me ligjin, ku thuhet se qeveria krijon komisionin.

“Problemi është politizuar skajshmërish, edhe ne jemi pjesë e Kosovës. Fëmijët tanë nuk e kanë të lehtë me shkuar në shkollë…U konstatua edhe kritetri i kadastral, kemi shumë punime shkencore ndërkombëtare. Krieteri kadastral është fillestar. Dikush tha të drejtat ndërkombëtare, kufijtë tokësor janë më të saktë. Deri në vitin 2002, e kanë kontrolluar ushtria jugosllave… edhe zoti Bulliqi vjen nga Komuna e Podujevës në të kaluarën ka pasur kufij edhe gjeostrategjik, këto parime të vjetra më nuk janë relevante. Këtu është nxjerr një konluzion se dikush po e mbron dhe dikush po e shet territorin e Kosovës. Askush nuk po e konsteston se komuna e Pejës ka administruar Kullën apo Çakorrin”, ka thënë Sylë Ukshini./KosovaPress/