Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për zgjedhjet e fundit Parlamentare të mbajtura më 25 qershor.
“Zgjedhjet e fundit tregojnë se qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë juve një mandate tjetër për të vazhduar reformat për të cilat kishe filluar të punoje në vitet e kaluara. E mirëpres zhvillimin me opozitën, tejkalimin e çështjeve që keni pasur vetëm që të ecni përpara për sfidat që e presin Shqipërinë. Bashkimi Evropian kërkon partneritet dhe dialog brenda partive”, ka shkruar Juncker, transmeton Indeksonline.
Tutje, ai e ka quajtur Shqipërinë vend shumë të rëndësishëm për BE-në, duke shtuar se Komisioni Evropian pret që të vazhdojë bashkëpunimi i deritanishëm me Shqipërinë për të çuar anëtarësimin e saj në organizatën evropiane.
“Jam i sigurtë se do të fokusoheni fuqishëm në tejkalimin e sfidave, andaj dua t`iu siguroj se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për ju”, përfundon letra e Jucker për Ramën, transmeton Indeksonline.