Shumë nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë komentuar dhe uruar komedianin Ermal Mamaqi dhe moderatoren Amarda Toska rreth ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë.
Por një nga komentet që ka spikatur mjaft ka qenë i aktorit Bes Kallaku, i cili aktualisht është në muaj mjalti. “Bravo Ermal, kështu vazhdo. Je më i miri. E bone Xing. Hallall”,-shkruan Kallaku. Ndërkohë plot humor ja kthen edhe Mamaqi. “2 me 0 për ne. Jepi tani”, përfundon komediani. /Gazeta Express/