Kombëtarja e Kosovës U-17 ka humbur në ndeshjen hapëse të në turneun “2017 Mercedes Benz Agean Cup”, i cili po zhvillohet në Kusadasi të Izmirit.
Kombëtarja e Kosovës U-17 u mund nga Turqia me rezultat të thellë 4:0, transmeton Express.
Përzgjedhësi i Kombëtares U-17, Besnik Kollari, ka thënë se kjo është një gjeneratë shumë e re që i mungon përvoja, duke shtuar se ndeshje të këtilla i nevojiten kësaj skuadre për të fituar përvojë.
Ndërkohë sot, Kosova do të ndeshet me Azerbajxhanin.
Ndeshjen e tretë në këtë turne, Kosova do ta zhvillojë të enjten kundër Shqipërisë. /Express/