Sport

Kombëtarja e femrave, 20 gola në dy ndeshje

20 gola të pësuar në vetëm dy ndeshje. Ky është një bilanc katastrofik për një skuadër futbolli edhe në një arenë ku Shqipëria nuk krenohet me rezultatet si kategoria e femrave.

Ekipi kuqezi për moshat deri në 19 vjeç vuajti një disfatë të thellë me shifrat 9-0 ndaj Serbisë, e për më tepër kjo, pas humbjes shkatërruese 11-0 me Skocinë.

Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian 2017,  Miseljic hapi siparin e golave për serbet në minutën e 25, ndërkohë që Savanovic mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës mysafire, shkruan TCH.

Me rifillimin e lojës, vajzat kuqezi të drejtuara nga Nevil Dede rezistuan deri në minutën e 70, moment kur filloi dhe goleada serbe. Ivanovic dhe Filipovic shënuan nga 3 herë ndërsa golin tjetër e shënoi Kovacevic.

Shqipëria mban vendin e fundit në Grupin e katërt eliminator të Euro 2017 me 0 pikë dhe me një golavarazh 0 të shënuar dhe 20 të pësuar.  Ky është një bilanc zhgënjyes për kombëtaren e drejtuar nga ish-mbrojtësi Nevil Dede.