Aktuale

Komandant Remi dekorohet për ditëlindje

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit është dekoruar sot me medaljen presidenciale nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Këtë dekorim Mustafa e ka quajtur si dhuratë për ditëlindje.

“Presidenti sot për ditëlindje! Faleminderit!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook ndërsa e ka postuar edhe shkrimin e presidentit me anë të cilit e arsyeton dhënien e dekoratës për të.

Postimi i presidentit:

Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa. Atë e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë. HTH

the authorE B