Real Madridi ka vendosur që t’ia jap një mundësi Enzo Zidanit
Mediat spanjolle, AS dhe MARCA, kanë bërë të ditur se Enzo Zidane do të jetë pjesë e ekipit të parë në ndeshjet parasezonale që Reali do t’i zhvillojë në Amerikë në Kupën Internacionale ku do të marrin pjesë skuadra si PSG, Chelsea dhe Bayern Munich.
21 vjeçari Enzo Zidane, duhet të dëshmojë vetën në ndeshjet parasezonael, nëse dëshiron që babai i tij, Zinedine Zidane, t’i bëjë një vend në ekipin e parë për sezonin 2016/17.
Kjo është një mundësi e artë për djalin e Zidanit, në të kundërtën ai duhet të kërkojë një skuadër tjetër për zezonin e ri që të zhvillohet më shumë si lojtar.
Lajm i mirë ka ardhur edhe për djalin e dytë të Zinedine Zidanit, Luca Zidane, i cili është portier. Luca sezonin e ardhshëm do të promovohet në ekipin e dytë të ‘Los Blancos’, Real Madrid Castillan.