Avokati i njohur i Kosovës, ka uruar gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.
Ai përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ka dërguar gjithashtu një mesazh të vecantë për të gjithë ata që gjatë një muaji të tërë agjeruan.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot, në ditën e Fitër Bajramit, përgëzoj të gjithë ata që, në ditët e gjata e të nxehta, agjeruan një muaj të tërë, për të kalitur epshin dhe ushqyer shpirtin, duke kërkuar kënaqësinë e Zotit.
Me rastin e kësaj feste të madhe, theksojmë poashtu rëndësinë e programit social të “Sadekatul Fitrit” – “akt bamirësie” (prej nga rrjedh edhe emërtimi i festës së Fitër Bajramit) kur secili besimtar detyrohet që, para bajramit, t’a ndajë një sasi të pasurisë për të varfërit dhe personat në nevojë.
Zoti i veçon të tillët, duke i përmendur në Kuran: “Ata që i ushqejnë të varfërit [dhe] jetimët […] edhepse vet janë nevojtarë, duke ju thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë nuk duam shpërblim e as falëndërim!” Kur’an, 73:8-9
Të gjithëve që e festojnë, Urime Bajramin!