Sulmet ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja i kanë vrarë të paktën 42 civilë pas sulmeve në lagjet e populluara dendësisht në qytetin sirian të kontrolluar nga ISIS, Raqqa, njofton një grup monitorues.
Në mesin e të vdekurve janë 19 fëmijë dhe 12 gra, ka thënë Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut për AFP, transmeton Express.
ISIS është duke përjetuar humbje të mëdha në Siri, ku milicitë arabe dhe kurde të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kanë marrë pjesë të territorit në veri dhe janë duke e sulmuar ish “kryeqytetin” e saj, Raqqa.
I dërguari special i SHBA-së në koalicionin kundër ISIS-t, Brett McGurk, ka thënë se rreth 2.000 luftëtarë të ISIS-it kanë mbetur në Raqqa dhe 60% e qytetit është rimarrë.
Vlerësohet se 25.000 civilë mbesin në qytet dhe rrezikohen të përdorën si mburojë njerëzore nga ISIS-i./Express/