Aktuale

Koalicioni qeverisës në ‘hall’ për vota për kalimin e demarkacionit, Haliti tregon si duhet vepruar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për “Gazeta Blic”, rreth asaj se si do t’ia bëjnë koalicioni qeverisëse për t’i siguruar votat për të kaluar marrëveshje e demarkacionit.Ai ka theksuar se me këtë duhet të merren grupet parlamentare dhe kryetarët e partive. Sipas tij ata duhet te bashkëbisedojnë dhe kështu të arrihet një zgjidhje për demarkacionin, por ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur kjo çështje do të përmbyllet përfundimisht“Grupet parlamentare dhe kryetarët e partive duhet te bashkëbisedojnë, nuk e di se kur do të përfundojë kjo çështje, mirëpo kur të bëhen votat edhe do të marr fund kjo”, tha Haliti.

Ndërkaq, gjatë javës së kaluar është arritur një konsensus i përbashkët ndërmjet subjekteve politike, për zgjidhjen e demarkacionit.Por as kjo marrëveshje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të ratifikohet demarkacioni.Koalicionit qeverisës po i duhen edhe 2 ose 3 vota.Kalimi i kësaj marrëveshje, është i pamundur pa votat e deputetëve të Listës Serbe apo të Vetëvendosjes.Të dyja këto subjekte kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.Theksojmë që, ratifikimi i kufirit me Malin e Zi, është njëri prej kushteve kryesore që të bëhet liberalizimi i vizave.Seanca për demarkacionin është caktuar që të mbahet ditën e mërkurë në ora 10:00/GazetaBlic./

the authorE B