Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ka kërkuar hetim për intervenimin e policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshmKMDLNj teksa e ka vlerësuar veprim profesional atë të policisë së Kosovës, ka shtuar se paraqitja e arrestimit të tij në media ka qenë i panevojshëm dhe poshtërues ndaj tij.
Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Gjuriq u arrestua dhe pastaj u deportua për në Serbi, pasi kishte hyrje ilegalisht në territorin e Kosovës.
“KMDLNj kërkon hetim për këtë lëshim profesional që nuk është dashur të ndodhë. Intervenimin policor gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, KMDLNj e vlerëson si shumë profesional ndërkaq ekspozimin e panevojshëm para medieve dhe qytetarëve e sheh si folklorizëm politik dhe i ndikuar nga politika”, thuhet në një pjesë të njoftimit dërguar mediave.
Reagimi i plotë i KMDLNJ:
Për shkak të kalimit ilegal të kufirit , shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës për t’u sjellur në Prishtinë në një blic-qëndrim pas së cilës u deportua në Serbi përmes pikës kufitare Merdare.
Arrestimi i Marko Gjuriqit ishte një veprim shumë profesioanl i Policisë së Kosovës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare te vendeve me një demokraci të zhvilluar ku respektimi i të drejtave të njeriut është vlerë themelore dhe universale e demokracisë.
Pasi i arrestuari Marko Gjuriq është transferuar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, monitorues të KMDLNj-së kanë qenë në Qendrën e Ndalimit me ç’rast Policia e Kosovës ka qenë shumë bashkëpunuese me KMDLNj , duke mos e penguar në asnjë veprim dhe duke siguruar qasje të lirë në këtë qendër.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, mbështetur në mandatin që e ka dhe në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Ministrinë për Punë të Brendshme përkatësisht me Policinë e Kosovës e bënë monitorimin e Qendrave të Ndalimit që janë nën përgjegjësi të MPB- Policisë së Kosovës si dhe Qendrave të Paraburgimit dhe Shtëpive Korrektuese që janë në përgjegjësin e Sherbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.
KMDLNj, për shkak të qëndrimit disa minutësh të Marko Gjuriqit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur mundësi ta intervistojë të ndaluarin për t’u vërtetuar nëse ndaj tij janë bërë shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.