Sport

Klubi shqiptar refuzoi Crespon

Skënderbeu ka refuzuar mundaqin që ish yllin e Argjentinës, Hernán Crespon ta emëroj trajner të skuadër nga Korça

 

Largimi i Mirel Josës në përfundim të sezonit të shkuar bëri që në Korçë të qarkullonin shumë emra të ndryshëm për trajnerin e ri të Skënderbeut. Në tavolinën e presidentit Ardian Takaj kanë qenë të shumta alternativat, por dukej se ai e kishte ndarë mendjen për të sjellë në ekip pikërisht trajnerin aktual Andrea Agostinelli

“Panorama Sport” mëson se për italianin, Takaj ka refuzuar edhe një emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin argjentinas, Hernán Crespon. Pas largimit nga futbolli, Crespon ka nisur karrierën si trajner dhe një menaxher ka tentuar ta sjellë në Korçë gjatë verës.

Megjithatë, duke parë mungesën e eksperiencës si trajner, presidenti Takaj nuk ka pranuar që të ulë në stol ish sulmuesin argjentinas, edhe pse do të ishte një luks i tepruar për korçarët.

41- vjeçari Crespon në sezonin 2015-2016 ishte trajner i Modenës në Serinë B, por duke parë se korçarët mund të luanin në Champions ai ishte gati për një aventurë të re në Shqipëri me kampionët e Skënderbeut.