Sport

Klubi i PSG-së thotë që ata nuk e kërkuan kurrë yllin e Atleticos

Klubi parisien ka mohuar kontaktet me portierë të tjerë.Spekulimet se Paris Saint-Germain është duke kërkuar Jan Oblak apo Gianluigi Donnarumman, janë mohuar nga drejtori sportiv i klubit, Antero Henrique.Sipas tij te PSG janë të kënaqur me punën e dy portierëve aktual, Alphonse Areola dhe Kevin Trapp.

“Jemi shumë të lumtur me dy portierët që kemi në dispozicion”, ka thënë Henrique për mediat franceze.“Oblak? Nuk ka asnjë të vërtetë.Mbi të gjitha, asnjë portier nuk mund të thotë që është kontaktuar nga PSG. Neve nuk na duhen portierë për aq kohë sa kemi Areloan dhe Trapp në portë”, ka theksuar ai.