Maurizio Sarri, trajneri i Napolit, nuk ka dashur ta transferoj në skuadër yllin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, gjatë kësaj vere i kishte propozuar trajnerit Maurizio Sarri transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Ky i fundit shihej si një zëvendësuese ideal për Gonzalo Higuainin, i cili u transferua te Juventusi, përcjell Express.
Por, trajneri i Napolit, nuk ka dashur ta transferoj në skuadër yllin nga Gaboni, me arystimin se nuk i përshtatet ekipit.
“Këtë verë ia kam propozuar trajnerit Aubameyangun. Ai më tha se ai është një sulmues i madh, por nuk i përshtaten karakteristikat tona “, ka deklaruar De Laurentiis për mediat italiane. /Express/
