Sport

Klubi nga Serie A insiston për Aubameyangun (Foto)

Pierre Aubameyang është ende në listën e dëshirave të Milanit
Sipas Sky Sport, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Aubameyang mund t’i bashkohet gjatë kësaj vere në Milan.

Sky Sport shkruan se sulmuesi nga Gaboni ende është në listën e dëshirave të Rossonerëve, përcjell Express

Milan ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere duke transferuar gjatë yje. Mbetet të shihet nëse Aubameyang do të jetë përforcimi i shtatë.

Aubameyang ishte pjesë e Milanit mes viteve 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë. Ai ishte huazuar te skuadrat si: Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco.

Por, sulmuesi i Dortmundit kërkohet edhe nga Chelsea, Liverpool dhe klubi kinez Tianjin Quanjian /Express/