Sport

Klubi nga Premierliga ofron 135 milionë për Mbappen

Arsenali është duke i bërë konkurrencë Real Madridit dhe Paris Saint-Germain për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe
Real Madrid dhe Paris Saint-Germain do ta kenë edhe një konkurrentë serioz në garë për transferimin e yllit të ri të Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas tabloidit britanik, The Telegraph, Arsen Wenger është duke planifikuar të bëjë një sensacion duke transferuar yllin e ri të Francës, përcjell Express.

The Telegraph shkruan se klubi londinez ka bërë gati 135 milion euro për transferimin e Mbappes. Këtë shifër thuhet se e ka ofruar edhe klubi francez, Paris Saint-Germain.

Tani i mbetet Mbappes që të zgjedh se në cilin prej këtyre klubeve dëshiron ta vazhdoj karrierën, apo do të mbetet pjesë e Monacos edhe në sezonin e ri. /Express/