Sport

Klubi nga Premierliga e thyen rekordin e transferimeve

Klubet nga Premierliga kanë filluar t’i kompletojë transferimet për sezonin e ri.
Wolves e ka kompletuar transferimin e parë për sezonin e ri.

Skuadra angleze e ka transferuar Raul Jimenez nga Benfica, përcjell lajmi.net.

Wolves e kanë thyer rekordin personal të transferimeve, pasi kanë paguar 37 milionë euro për sulmuesin e skuadrës portugeze.

Meksikani ishte i huazuar te skuadra angleze deri në fund të këtij sezoni, gjersa e ka kompletuar transferimin permanente të tij.

Ai ka shënuar 15 gola në 37 paraqitje për Wolves.

Jimenez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me ‘Ujqit’. /Lajmi.net/