Sport

Klubi italian e largon trajnerin, del me komunikatë

Genoa ka marrë vendim që ta shkarkojë trajnerin Ivan Juric për shkak të rezultateve jo të mira, transmeton arbresh.info.

Lajmi konfirmohet përmes një komunikate zyrtare të klubit.

Genoa në 12-të ndeshjet e para në Serie A, nuk ka arritur rezultatet që priteshin teksa ndodhet e 18-ta në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara.

Skuadra italiane pritet që shumë shpejt ta emërojë trajnerin e ri. /arbresh.info/