Sport

Klopp: Viti 2019 për Liverpoolin ishte ‘wow’

Jurgen Klopp ka thënë se e vetmja fjalë që mund të përdorët për të përmbledhur gjithë atë që i ndodhi Liverpoolit në vitin 2019 ishte ‘WOW’.

‘The Reds’ u kurorëzuan me titullin e gjashtët ë Evropës kur në maj të këtij viti mposhtën në finale të Ligës së Kampionëve Tottenhamin.

Liverpool ishte afër titullit edhe të Premierligës, kur u rendit në vendin e dytë, me vetmë një pikë më pak se Manchester City.

“Natyrisht, natyrisht, një kohë për të reflektuar shkurtimisht për një vit të pabesueshëm për këta djem, këtë klub, dhe natyrisht tifozët tanë”, ka deklaruar Klopp.

“Unë mendoj se ju më njiheni mirë, nuk jam një djalë që shikojë prapa, jo kur ka punë për t’u bërë. Por si mund ta injoroj atë që kemi përjetuar këtë vit? Unë kam vetëm një fjalë ‘wow’”.

the authorGazetaKNN