Jurgen Klopp ka thënë se asnjë lojtar i Liverpoolit nuk ka asnjë arsye për tu larguar
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp edhe një herë tjetër ka folur për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos në Barcelonë.
Trajneri gjerman tha se lojtarët e tij nuk kanë arsye të largohen nga Liverpooli, ndërsa insistoi se nuk brengoset fare për problemet nëpër të cilat po kalon Barcelona.
“Mund të imagjinoni për një minutë se unë nuk jam fare i interesuar për problemet e Barcelonës”, tha fillimisht Klopp.
“Unë nuk do të tregoj se çfarë bisedojë me lojtarët e mijë. Por, ju mund të imagjinoni se unë mendojë për të gjithë lojtarët e Liverpoolit se ata janë në një skuadër të duhur për momentin”, vazhdoi gjermani.
“Jam në rregull me situatën e krijuar dhe jam shumë pozitiv për projektin e Liverpoolit. Nuk shoh shumë arsye pse ndonjë lojtar dëshiron të largohet”.
Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për Neymar, me Coutinhon si alternativën kryesore, për të cilin është gati të paguajë deri në 150 milionë euro. /Express/