Sport

Klopp i përgjigjet Barcelonës për Coutinhon

Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Philippe Coutinho të largohet nga Liverpool
Mediat panjolle kishin shkruar se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos.

Por, kjo është mohuar nga trajneri Jurgen Klopp, i cili tha se nuk ekziston asnjë mundësi që Liverpool ta shes brazilianin.

“Absolutisht nuk ekziston asnjë mundësi e shitjes së Coutinhos. Drejtuesit e klubit më janë thënë se ne kemi mundësi të mos shesim asnjë lojtarë nëse duam”, tha Klopp për mediat angleze. /Express/