Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon se për skuadrën e tij tashmë ka përfunduar gara për titull të Premierligës
Jurgen Klopp e pranon se Manchester City do ta fitojë këtë sezon titullin e Premierligës, pasi është skuadra më e fortë.
“Nëse më pyet, ‘a ka përfunduar gara për titull?’ City është shumë i fortë, po fluturon i vetëm në tabelë”, u përgjigj Klopp në konferencën në media.
“Ndoshta gara në këtë aspekt tashmë është vendosur”, shtoi Klopp.
Liverpooli gjendet në pozitën e tetë me 13 pikë, 12 më pak se lideri Manchester City. /Express/