Jurgen Klopp e ka përshkruar orarin e pushimeve në Premierligë si një ‘krim’.
Çdo fundvit, Premierliga angleze vjen me ‘Boxing Day’, me ndeshje që zhvillohen brenda dy apo tre ditësh.
“Njerëzit e dëshirojnë atë. Asnjë nga trajnerët nuk e ka problem të luajë në ‘Boxing Day’, por duke luajtur më 26 dhe 28, është një krim”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Absolutisht nuk është është në rregull. Këtë vit luajmë më 26 dhe 29 dhe kjo është një festë. Unë i kuptoj të gjithë ata që thonë se kjo nuk duhet të ndodh”.
Liverpool në dy ndeshjet e fundit të këtij viti takohet me Leicester City dhe Wolves./Lajmi.net/