Jurgen Klopp ende e ka në mendje disfatën që Liverpooli pësoi nga Sevilla në finale.
Trajneri gjerman e kujton sërish finalen që klubit anglez i rrëshqiti nga duart në pjesën e dytë duke u mundur në fund 1:3, nga Sevilla.
“Është normale që më sillet nëpër mendje shumë shpesh ajo ndeshje. Ishim pothuajse perfekt në pjesën e parë, kishim epërsinë prej një goli dhe mund të kishim shkuar në pushim me një epërsi më të madhe”.
“Pas humbjes kam qenë i mërzitur dhe vetëm disa ditë më vonë e kam analizuar ndeshjen në tërësi dhe mund ta them se disa detaje të vogla e kanë vendosur atë takim, që duhej të kishte përfunduar në favorin tonë”, ka deklaruar Klopp.