Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e do nëse Philippe Coutinho do të largohet gjatë janarit për të kaluar në Barcelonë
Jurgen Klopp edhe një herë tjetër ka folur për mundësinë e largimit të mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho gjatë janarit.
Ai tha se nuk e di, por do të shohin se çfarë do të ndodhë, edhe pse nuk i pëlqen të flas për gjëra të tilla.
“Coutinho do të largohet në janar? Nuk kam ide, do të shohim dhe ne nuk duam të flasim për këtë”, tha Klopp pas humbjes 4:1 nga Tottenham.
“Mund të imagjinon se çfarë do të ndodhte, nëse ne do të thoshim, po kemi marrëveshje? Për momentin askush nuk dëshiron të flas për këtë”.
Coutinho gjatë verës së kaluar ishte shumë pranë kalimit në Barcelonë, por Liverpool refuzoi 160 milionë euro të skuadrës katalonase. /Express/