Sport

Klopp nuk e do këtë lojtar te Liverpool

Liverpool do t’i bëjë disa largime në afatin kalimtar të kësaj vere.
Liverpool dëshiron t’i largojë disa lojtarë, pasi nuk janë në planet e tyre për sezonin e ri.

Skuadra angleze do ta largojë Marko Grujicin në verë, gjersa Atletico Madrid i do shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

Mesfushori ka bërë vetëm tetë paraqitje nën urdhrat e Jurgen Klopp, gjersa ky i fundit nuk e dëshiron në skuadër.

Grujic është në huazim te Hertha Berlin, gjersa ka impresionuar të gjithë në Bundesligë me paraqitjet e tij.

Për transferimin e mesfushorit, Atletico Madrid duhet t’i paguajë Liverpoolit rreth 40 milionë euro. /Lajmi.net/