Sport

Klopp në telashe, Van Dijk mungon kundër Flamengos

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, mund të humbas finalen e Kupës së Botës kundër Flamengos, që zhvillohet ditën e diel.

Mbrojtësi holandez edhe ka ka bërë disa stërvitje të enjten, nuk ka qenë në gjendje të përfundojë një seancë të plotë stërvitore, raporton Mirror, përcjell lajmi.net.

Van Dijk nuk ka qenë mirë me shëndet dhe ka humbur ndeshjen gjysmëfinale që Liverpool e fitoi 2:1 kundër Monterrery.

Liverpool do të takohet me Flamengon të dielën në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Në pozitën e mbrojtësit mund të luajë kapiteni Jordan Henderson./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN