Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur për respektin e madh që ka për Jurgen Klopp, duke zbuluar se trajneri i Liverpoolit ishte afër të emërohej trajner i kampionëve të Bundesligës në vitin 2008.
Liverpool do të presë Bayernin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në ‘Anfield Road’.
Hoeness në prag të kësaj ndeshje ka thënë se Klopp ka qenë afër Bayern Munich para 11 vitesh, por ata vendosën në fund për Jurgen Klinsman.
“Personalisht kam një mendim të mirë për Jurgen Klopp”, ka thënë para gazetarëve Uli Hoeness, përcjell ‘lajmi.net’.
“Shumë vite më parë kemi rënë dakord për një bashkëpunim së bashku, por kemi përfunduar me nënshkrimin e Jurgen Klinsmann”.
“Kam treguar se unë e respektoj atë dhe punën e tij shumë. Do të jetë një detyrë e vështirë për të dy skuadrat. Shpresoj që ne të kalojmë tutje”.
Klopp pas transferimit te Dortmund, ka qenë rivali më i madh i Bayern Munich, duke arritur të fitojë edhe dy tituj të Bundesligës./Lajmi.net/