Philippe Coutinho mund të largohet nga Liverpool për të kaluar në Barcelonë
E ardhmja e yllit brazilian, Philippe Coutinho është e lidhur me të ardhmen e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.
Në rast se Neymar shitet në PSG, atëherë Coutinho do të jetë zëvendësues i tij në Camp Nou.
Kjo ka bërë që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp të mendojë për një zëvendësues të brazilianit, i cili mund të largohet gjatë kësaj vere.
Sipas The Mirror, Klopp e ka shenjestruar 18 vjeçarin e Liverpoolitm Christian Pulisic si zëvendësues të Coutinhos.
Amerikani edhe më herët ishte kërkuar nga Liverpool, por oferta e skuadrës angleze ishte refuzuar nga Dortmund. /Express/






















