Alex Oxlade-Chamberlain ka zbuluar se Jurgen Klopp ishte arsyeja kryesore pse ai zgjodhi të transferohej në ‘Anfield’.
24 vjeçari refuzoi kontratën e re prej 180 mijë funta në javë, të ofruar nga Arsenal, për t’u transferuar në Liverpool për 40 milionë funta, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, raporton KosovaPress.
“Klopp është një person inspirues dhe me shumë pasion për futbollin. Ai është arsyeja pse unë vendosa të transferohem në Liverpool”, ka theksuar Chamberlain./KosovaPress/